Lajme

Adrian Çollaku: Ja pse erdhi deri te prishja e bllokut opozitar (Video)

By FerizajPress

April 18, 2016

Ka qene e pritshme tue e pase parasysh afersine e tyne sidomos ne fillim te ketij viti, por ka qene e habitshme qe nuk ka bllok opozitar edhe me Vetevendosjen”, tha kryeredaktori i Gazetes Blic, Adrian Çollaku n’emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

E pse u refuzue alternativa e VV’s per bllok opozitar nga AAK, Çollaku tha se AAK e ka refuzue se ka mendue se ka me dominue Vetevendosje ne votim.

“Nese e shohim kete dokument, ndoshta VV ka kerkue ma teper se sa qe i takon”, tha ai.

“Kan ba mire qe jane ne koalicion, pse mos te jene. Ka parti edhe ne vendet tjera por qe ndahen ne blloqe, veç te na ende s’ka ardh kjo menyre. Pse me ba AAK fushate ne Malisheve kur mundet me ba Nisma, e pse me ba Nisma fushate ne Deçan kur mundet me ba AAK”, tha nder tjera Çollaku.

“Pres qe ka me pase protestues, por natyrisht jo sa ne protestat e kalueme se e dijme qe VV e ka prue nji pjese te madhe te protestuesve, tha ai per protesten e thirrun nga AAK per 14 Maj.

Vetevendosje ka me vazhdue me format e saj se e dijme qe i ka disa deputete shume aktiv e aktiviste qe jane te gatshem me ndermarre ndonji aksion simbolik. S’ka me pase funkcionin e njajte si ma heret, tha Çollaku per Vetevendosjen pa AAK’n e Nismen.

Pamvaresisht se ja nda duhet me qene kritik te pushtetit, vleresoi ai per Vetevendosjen.

Çollaku ma tej vleresoi se AAK e Nisma jane terheq nga veprimet qe u mesuem nji kohe me i pa ne Kuvend, per arsye se e kane pa qe nderkombetaret nuk duen me shkue ne zgjedhje me kesi metoda.

Çollaku vleresoi se pa marre parasysh se cka ban opozita, ne fund vendosin nderkombetaret se cka ka me u ba.

“Nese ia japin ndonji sheje Veselit atehere shkojme ne zgjedhje”, tha ai.

Tue i permend nji e nga nji rastet, Çollaku vleresoi se kryeministri Mustafa njajte si ish-kryeministri Thaçi i ka politizue postet politike.

https://youtu.be/_NT5c4jCzus