Policia në qytetin Kroullej tha se Carl Brewer, 17 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e prindërve të tij.
Policia ka gjetur trupat e Troy Brewer, 60 vjeç, dhe të Mary Brewer, 63 vjeçe, brenda shtëpisë, mbrëmjen e 29 nëntorit.
Ambasada ruse në Uashington ka konfirmuar se Brewer është birësuar nga Rusia dhe se si shtetas rus është regjistruar në konsullatën ruse qysh më 2005.
Policia tha se nuk e di ende motivin e saktë për vrasjet.
Familja Brewer ka pasur tre fëmijë të birësuar nga Rusia.
Carl ka qenë i vetmi që ka qenë duke jetuar ende me prindërit birësues.
.