Lajme

Adoleshenti bie nga kati i dytë, lëndohet rëndë (FOTO)

By FerizajPress

April 11, 2016

Një djalë rreth 13 vjeçar ka rënë nga kati i dytë, në një banesë në Kalabri, përkatësisht tek banesat e quajtura “të arabve”.

Lajmi.net mëson  se djali ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe është përplasur fort për beton.

Ai është dërguar me veturën e ndihmës së shpejt në spital.

Mësohet se ai është lënduar rënd, ku ka marr lëndime në kokë, bark dhe shpinë.

Lajmi.net ka kontaktuar zyrtarë në QKUK, përkatësisht në Emergjencë, por ata kanë thënë se nuk mund të japin informacione lidhur me gjendjen e këtij pacienti./lajmi.net