Ferizaj

Aderime të reja në PDK, dega në Ferizaj

By FerizajPress

February 04, 2017

Pas aderimeve te fundit në radhët e PDKsë, që ndodhën kohëve të fundit nga radhët e NISMA për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje,  ky subjekt ka bërë publike  aderimet të reja  nga anëtarë të rinj në forumin rinorë të këtij subjekti politik.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së Elmi Reçica.

“Në vazhdën e aktiviteteve partiake të fuqizimit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Rinia Demokratike në Ferizaj, një numër i madh i të rinjve iu bashkuan platformës sonë politike. Me këtë rast ju dëshirova mirëseardhje të rinjve ferizajas, gjithashtu, theksova faktin se PDK është e hapur për anëtarësimin e gjithë qytetarëve bazuar në vullnetin e tyre, rinia do të ketë vend të merituar në strukturat e PDK-së, bashkë me të rinjtë demokratë do të jemi të përkushtuar të promovojnë idetë, vlerat dhe vizionin e PDK-së” ka thënë Reçica.