Këtë të premte në LDK, dega në Ferizaj ka aderuar kryetari i fshatit Bibaj, Faton Haxhisalihu.
Haxhisalihu deri më tani ishte në radhët e PDK-së dhe ishte një ndër aktivistët e dalluar, e ku nga këtu edhe në zgjedhjet e fundit në fshatin Bibaj ishte zgjedhur edhe kryetar i fshatit.
Aderimin e Haxhisalihajt në LDK e ka përshëndetur Faik Grainca, nënkryetar i LDK-së dega në Ferizaj.
Këtë aderim Grainca e ka vlerësuar lartë për faktin se ky aderim nuk është vetëm i një anëtari por aderim i një kryetari të fshatit dhe një veprimtari të dalluar në realizimin e kërkesave të fshatit të tij.
“Ky aderim është edhe një dëshmi se kjo parti po e shtrinë aktivitetin e vet në të gjitha fshatrat e komunës sonë dhe dalëngadalë mund të konstatojmë se jemi partia më e fuqishme në komunën e Ferizajt dhe më gjerë. Për ne ky është një aderim i veçant pasi ky nuk është një adërim i thjështë vetëm i një anëtari por bëhet fjalë për personin i cili momentalisht është edhe kryetar i fshatit Bibaj. Faton Haxhisalihaj në kët pozitë është zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të fshatit Bibaj e me të cilin ne si institucione kemi pasur një bashkëpunim të mirë në kuadër të aranzhimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët e komunës së Ferizajt” tha Faik Grainca
Faik Grainga ka falënderuar edhe aktivistët e nëndegës së LDK-së në fshatin Bibaj për konsolidimin dhe aktivitetet në këtë fshat.
Grainca me këtë rast ka ftuar edhe qytetarët tjerë të cilët, siç tha ai, në periudha të ndryshme për çfarëdo arsye kanë lëshuar këtë subjekt politik që të kthehen dhe ti bashkëngjiten këtij subjekti që dinë të vlerësoi vlerat dhe kontributin e çdo qytetari.
Ndërsa Faton Haxhisalihu tha se këtë aderim në këtë subjekt politik po e bënë dukë parë gatishmërinë dhe mundësinë për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të fshatit Bibaj. Ai në LDK ka aderuar nga PDK ku ishte anëtar për shumë vite.
“Në zgjedhjet e fundit, me votën e lirë jam zgjedhur kryetar i fshatit Bibaj dhe nuk e kam ndalë kontributin tim në favor të bashkëfshatarëve të mi. Adresa ime është në LDK sepse në bashkëpunim me kryetarin Muharrem Svarqa kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe do të punojmë në të mirë të qytetarëve të fshatit Bibaj” ka thënë Haxhisalihaj me këtë rast.
Mirëseardhje në LDK, Haxhisalihajt i ka uruar edhe kryetari i nëndegës së LDK-së Bajram Bucali.
“Faton Haxhisalihajn e njohim si një veprimtarë dhe bashkëpunëtor të mirë i cili ka dhënë një kontribut të madh për fshatin Bibaj” tha Bucaliu.
Grainca ka bërë të ditur se ky nuk është vetëm aderim i Haxhisalihut,por emrat tjerë do të bëhen të ditur ditëve në vijim.