Ferizaj

Aderime të reja në AAK në Ferizaj

By FerizajPress

May 28, 2017

Ferizaj.28.05.2017. Në një takim të organizuar nga AAK dega në Ferizaj, këtij subjekti politik i janë bashkëngjitur mbi 200 anëtar të rinj. Në takimin e organizuar nga AAK në Qendrën e Kulturës në Ferizaj , këtij subjekti politik i janë bashkëngjitur mbi 200 anëtar të rinj. Me këtë rast të gjithë anëtarët e rinj i ka përshëndetur kryetari i AAK-së dega në Ferizaj Xhavit Zariqi, nënkryetar aktual i Komunës së Ferizajt dhe kandidat për deputet për Parlamentin e Kosovës. Zariqi ka falënderuar të pranishmit për mbështetje,përkrahje dhe për besimin e tyre që po tregojnë për programin e AAK-së dhe liderin e këtij subjekti Ramush Haradinajn. Me këtë rast Zariqi ka thënë se lideri i AAK-së pas zgjedhjeve të 11 Qershorit do të jetë Kryeministër i Kosovës. Në fund të takimit anëtarëve të rinj Zariqi u ka shpërndarë librezat e anëtarësisë.