Ferizaj

Adem Salihaj zgjedhet nënkryetar i parë i LDK-së në Ferizaj

By FerizajPress

October 17, 2020

Në Ferizaj sot kryesia e LDK-së ka mbajtur një takim  në të cilin  ka zgjedhur Adem Salihajn nënkryetarin e parë të degës së Ferizajt.

Por si duket kjo  zgjedhje nuk po u pëlqen të gjithëve, pasi kanë pritur që ky subjekt të ripërtrihet me kuadro të reja dhe profesionist, ndërsa  po angazhon kuadro të vjetra dhe të “hargjuara”.

Burime brenda LDK-së në Ferizaj bëjnë të ditur  se kjo zgjedhje është bërë me nguti dhe   nuk po përkrahet nga shumë anëtarë të kryesisë së LDK-së.

“”Reformat”në LDK të Ferizajt, Muharrem Sfarqa i filloi duke zgjedhur nënkrytar kundërshtarin e parreshtur të Qeverisë Hoti. Krejt kjo vije si nguti pas iniciativës së grupit të asambleistëve të Ferizajt për unifikimin e partisë dhe reformimon e sajë” i ka thënë ky burim redsakisisë së Ferizajpress.

Ditë më parë kishte edhe inisiativa nga ky subjekt që të bëhet unifikimi i kësaj dege dhe të jetë më e përgatitur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por  sipas këtij burimi  kryesia e LDK-së në Ferizaj në krye me Muharrem Sfarqën ka filluar një “Reformë” për përgatitje të terenit me  anëtarë të cilët   janë pro Vjosa Osmanit dhe  kundër Kryeministrit aktual Avdullah Hoti.

Se sa do të jetë  e dobishme për këtë subject politik që  në kohën kur  të gjitha subjektet po angazhojnë kuadro të reja, të  “ripërtihet” me kuadro  të “hargjuara” do të shihet  shumë shpejt, pasi vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet lokale.