Lajme

Adem Salihaj selam qeverisë: Mos e procedoni demarkacionin!

By FerizajPress

September 30, 2016

Deputeti i lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, thotë se mos ratifikimi i versionit aktual të demarkacionit, është merite e deputetëve të partive në pushtet dhe jo e atyre opozitarë. Nëse, sipas tij, do të ishin pajtuar deputetët e pozitës për të votuar demarkacionin, atëherë kjo punë do të ishte përfunduar moti.

Në një intervistë për emisionin Fakt plus me Leotrim Berishën, deputeti LDK-së ka thënë se për dallim nga kolegët e tyre opozitar, deputetët e pozitës po bëjnë sakrificë duke mbajtur ketë qëndrim i cili është në të mirë të Kosovë.

“Unë jam kundër këtij versioni. E kam vlerësuar se ky version nuk është i mirë për Kosovën dhe konsideroj se gjithë ky proces duhet të rishikohet në fillimi. Për fat të mirë edhe pala malazeze ka gatishmëri të ulët dhe ta korrigjojë këtë marrëveshje”, ka thënë Salihaj.

Ai ka bërë të ditur se është një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së që nuk e voton ketë marrëveshje.

Në këtë intervistë, Salihaj tregon se sa deputetë të LDK-së nuk e votojnë versionin aktual të demarkacionit. Po ashtu ai flet edhe për koalicionin PDK- LDK për të cilin ai thotë se elektorati i kësaj partie nuk e ka dëshiruar.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se në aspektin e brendshëm, funksionalizimi i kësaj Gjykatë mund ta dlirë skenën politike të Kosovës, nga një numër i njerëzve të kyqur në krim/*Tribuna Channel.