Ferizaj

Adelina Grainca: Partia Demokratike vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë.

By FerizajPress

January 30, 2021

Gjatë ditës së sotme, kandidat nga Ferizaj  për parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së takuan të rinjtë e Ferizajt.

Me këtë rast  ata u njoftuan  me programin e këtij subjekti për  rimëkëmbjen e Kosovës.

“Është koha të mendojmë për zhvillim që na nxjerrë nga kriza e na orienton nga zhvillimi i qëndrueshëm” ka thënë kandidatja për deputet  nga radhët e PDK-së,  Adelina Grainca

Postimi i plotë  i Adelina Graincës nga takimi me të rinjtë ferizajas

Në takim me ta sot theksova se përvojën time në biznes, përgatitjen time në Universitetin Amerikan dhe aktivitetin tim profesional,  do të vë në shërbim të mundësive për punësim të tyre, për më shumë mundësi për ta dhe për edukim sa më cilësor.

E ritheksova se angazhimi im si deputete e re në Kuvendin e Republikës do të jetë veçanërisht për të rinjtë, e sidomos vajzat.

Nga bashkëbisedimi pati një pajtueshmëri se plani i PDK-së për rimëkëmbje i duhet Kosovës. Është koha të mendojmë për zhvillim që na nxjerrë nga kriza e na orienton nga zhvillimi i qëndrueshëm.

PDK e ka vullnetin dhe përvojën për këtë.