Abuzoi me të bijën e mitur për disa vite, dënohet me 8 vite burg shqiptari

By FerizajPress

July 27, 2016

Ngjarja ka ndodhur në Valessina të Italisë dhe abuzimi sipas të bijës, ka nisur në vitin 2001 kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

Dënimi i shqiptarit është dhënë nga një gjykatë në Ankona, ndërkohë që ai duhet t’i paguaj vajzën edhe 20 000 euro, ndërsa pjesa tjetër e kompensimit do të caktohet nga një gjykatë civile.

Vajza denoncoi babain pasi kishte nisur studimet e larta, duke deklaruar se abuzohej thuajse çdo ditë në mëngjes teksa ajo bëhej gati për shkollë.

Abuzimi niste kur nëna e vajzës kishte shkuar në punë. Burri u arrestua në janar të këtij viti dhe ndodhet ende në burg.

.