Gazmend Abrashi nga AAK, ka thënë se nga MSA-ja më së shumti humb qytetari i Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.
“MSA ka më shumë interes për Evropën. Sepse do t’i hypë çmimet lart dhe humbësi më i madh ka me qenë qytetari i Kosovës”, ka thënë ai në Rubikon, përcjëllë GazetaBlic.
Ai është shprehur i bindur se nuk do të ketë ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim.
“Nuk pres ndonjë lëvizje. Unë mendoj që do të hapet një treg më i madh ndaj Evropës, por rreziku ka me qenë më i madh”, ka deklaruar ai. Ndërsa ndryshe ka deklaruar ish-ministri i tregtisë dhe industrisë, Bernard Nikaj. /GazetaBlic/