Ferizaj

Abetare Kurti-Maliqi: Kosharja me Qendër të Mjekësisë Familjare ndërsa Rakaj me Ambulancë të Mjekësisë Familjare

By FerizajPress

June 17, 2021

Drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti-Maliqi, pas debatit publik sot ka lëshuar një njoftim për  banorët e fshatit Koshare dhe fshatit Rakaj.

Kurti-Maliqi ka bërë të ditur se pas përfundimit  të diskutimit publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, së bashku me kryetarin Aliu dhe pas kërkesave të përfaqësuesve të fshatrave ,   kanë  vendosur  që të planifikojnë ndërtimin e QMF-së në fshatin Koshare dhe AMF-së në fshatin Rakaj.

“Sot bashkë me Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu, pas diskutimit publik  vendosëm që në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024 të planifikojmë ndërtimin e QMF-ve në fshatin Koshare dhe në fshatin Rakaj. Për këto projekte patën kërkesa edhe përfaqësuesit e këtyre dy fshatrave të cilët i falenderojmë për angazhimin e tyre në realizimin e kërkesave për projektet në shërbim të komunitetit të këtyre zonave në mënyrë që të rrisim kualitetin e jetës së qytetarëve ferizajas” ka shkruar  Drejtorja e  Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti-Maliqi.