Lajme

Abdixhiku pyet ku është Shqipëria zyrtare që nuk reagoi për trenin serb

By FerizajPress

January 14, 2017

“Kryeministri Rama qenka i zënë me postime mbi “bukuritë e kryeveprave të Novecentos Italiane”. Miku i tij Aleksandri, ndërsa, kërcënon me luftë Kosovën – me të dhe gjithë Ballkanin”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Ku është Shqipëria zyrtare? Kaluan 24 orë pas paralajmërimit për tren, ardhjes e ndalimit të tij – ende asnjë reagim. Hiç, asgjë.

Kryeministri Rama qenka i zënë me postime mbi “bukuritë e kryeveprave të Novecentos Italiane”. Miku i tij Aleksandri, ndërsa, kërcënon me luftë Kosovën – me të dhe gjithë Ballkanin.

Shqiptarizmi s’mbrohet në fushë futbolli as në studio televizive të Fevziut. Jeni vend i NATO-s. Në situata si këto dilet në krah. Tash flitet, tash ndërhyhet – mjafton deklarativisht. Tregohet se veprimet e Serbisë kanë pasoja më shumë se sa vetëm në veri./Lajmi.net/