Analisti Lumir Abdixhiku ka kërkuar nëpërmes llogarisë së tij në Facebook, që Kosova sot të shpallë ditë zie, pas vrasjes së tre kosovarëve dje në Munich të Gjermanisë në një sulm terrorist.
“Kosova e ka për obligim moral të shpallë ditë zie sot. Bëhet fjalë për tri jetë të humbura të diasporës sonë. Fëmijët e vrarë e familjet e tyre janë bashkëatdhetarë tanë. Janë të tanë po aq sa të Gjermanisë”, shkruan Abdixhiku.
Ai kërkon që të ulen flamujt në gjysmë shtizë, si veprimi më i pakët që mund ta bëjmë.
“Ulini flamujt në gjysmë shtizë; të ndajmë dhimbjen bashkë siç e do rendi. Është më e pakta që mund të bëjmë”, përfundon Abdixhiku.