Ferizaj.06.07.2018. Në Shfmu ”Mejdi Xhaferi” në Mirosalë të Ferizajt për një javë rresht u punua vullnetarisht për rregullimin e një biblioteke shkollore për nxënësit e kësaj shkolle. Këtë e bëri të mundur nxënësja 15 vjeçare nga SHBA, Abby John, e cila me donacione të grumbulluara nga bashkëmoshatarët e sajë në vlerë afër 5000$ Abbyn e përkrahën fuqishëm babai Allen Jons dhe mikeshat Alma Topalli e Alberta Maloku. Vitin e kaluar vllau i Abbyt në këtë shkollë si donacion mundësoi lyrjen e mureve të brendshme të gjithë shkollës.
Ky është projekti i dytë i familjes Jones. “Sot u kompletua biblioteka e shkollës më një angazhim të miqve tanë amerikan,disa mësimdhënësve e bashkëfshatarëve por nuk mungoi edhe interesimi i disa nxënësve edhe pse ishin në pushimin veror” ka thënë Agim Bytyqi, mësimdhënës në këtë shkollë. Me një fjalë përshëndetëse Abby ka uruar nxënësit e shkollës për këtë bibliotekë dhe ka uruar që të lexojnë sa më shumë. “Jam e lumtur me realizimin e këtij projekti. Dua që femijët e gjithë botës të edukohen, arsimohen dhe të kenë ndjenjën e humanizmit. I uroj nxënësit dhe stafin e pranishëm që të lexojnë sa më shumë” ka thënë Abby John
Edhe Drejtori i shkollës z. Naim Bytyqi pasi falënderoi donatoren dhe të gjithë kontribuesit ndau mirënjohje në shenjë respekti. Babai i Abbyt, Allen Jons u nda i kënaqur me punën e bërë dhe premtoi se në të ardhmen e afërt do të realizojnë edhe një projekt me miqt donatorë nga SHBA. Me nje ceremoni solemne u përcollen miqtë amerikan nga shumë nxënës e pjesëmarrës.
“Abby si vajzë e re me buzeqeshjet e sajë dhe angazhimin tërë kohën bëri mmrekulli që do jet gjithnjë në kujtimet e nxënësve e mirosalasve. Faleminderit ABBY,faleminderit familja Jones” tha Agim Bytyqi, mësimdhënës i kësaj shkolle i cili gjat gjithë kohës ishte angazhuar që kry projket të dal sa më mirë