Editorial

Abazi: Nëse nuk mund të fitosh, sigurohu të mos humbasësh

By FerizajPress

October 01, 2017

Nëse nuk mund të fitosh, sigurohu të mos humbasësh, kjo thënje e famshme që do të duhej të hynte në punë gjatë këtyre 4 viteve që e degraduan sportin ferizajas.

Gjatë qeverisjeve të kaluara sporti në Ferizaj me të gjithat klubet sportive të qytetit, kanë pasur një mbështetje të madhe financiare dhe lobuese për tërheqjen e donatorëve dhe investitorëve nga komuna. Klubet sportive të qytetit kanë qenë shembull kombëtar I organizimit te klubit si dhe me paraqitjet në gara ndërkombëtare në koordinimin e trekëndëshit të suksesit Komunë, biznese dhe klube sportive.

Gjatë 10 viteve sa isha në menagjim të klubit të handbollit ne kemi arritur që të ngrisim nivelin e performancës sportive në nivel nacional dhe ndërkombëtarë me parqitje në arenën sportive të garave të hendbollit europian për 6 vite rradhazi.

Të dashur qytetar, ju siguroj qe me ardhjen në pushtet me kryetar Agim Aliun ju premtoj qe sportit në qytetin tonë do të ia rikthejme krenarinë  e dikurshme dhe do të punojmë që të perfaqësohemi denjësisht në gara ndërkombëtare , Ju premtoj që do të jam, zëri i gjithë adhuruesëve të sportit.

Shkruan: Lulzim Abazi