Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një reagimi dërguar mediave ka thënë se Thaçi nuk është figurë unifikuese në postin e presidentit.
Sipas AAK-së edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë pretendimet e opozitës, nuk është i drejtë.
Kjo është komunikata e plotë e AAK-së:
AAK e ka kundërshtuar votimin e e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë.
Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit.
Ne poashtu konsiderojmë se edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejt.
Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri me tash nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje.