Ferizaj

AAK vazhdon formimin e nëndegëve. Formohet nëndega edhe në fshatin Sazli

By FerizajPress

October 07, 2018

Ferizaj.07.10. 2018. AAK  ka vazhduar aktivitetin e zgjerimit të sajë edhe nëpër fshatrat  tjera të Ferizajt në formimin e nëndegëve të reja. Gjatë ditës së sotme në një  aktivitet të zhvilluar në fshatin  Sazli të Ferizajt ka themeluar  nëndegën dhe ka zgjedhur udhëheqësin e kësaj nëndege.

“Sonte është formuar Nëndega e Fshatit Sazli, ku të pranishmit i përshëndeti Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj njëherit zv.Ministër i Zhvillimit Ekonomik z.Xhavit Zariqi, ku i falënderoj të pranishmit që po i bashkohen dhe po i besojnë platformës politike të AAK-së, gjithashtu bëri të ditur se Aleanca çdo ditë e më shumë po rritet, ku po na bashkohen shumë të rinjë dhe të reja dhe me ndihmën e tyre AAK synon të jetë forca kryesore politike në vend. Kryetar i nëndegës në Fshatin Sazli u zgjodh z.Enver Shabani” thuhet në njoftimin për medie  të AAK-së, dega në Ferizaj.