Lajme

AAK: Qeveria jolegjitime ia jep edhe një goditje Kosovës

By FerizajPress

April 20, 2016

AAK ka reaguar ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel. Kjo parti përmes një njoftimi vlerëson se qeveria jolegjtiime ia jep edhe një goditje Kosovës.

Reagimi i plotë:

Njoftimet se në Bruksel është arritur marrëveshja për validitetin e letërnjoftimeve ilegale të lëshuara edhe nga strukturat paralele serbe të Kosovës, qoftë edhhe për një fazë, siç thuhet tranzicioni, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës. Për më tepër, kjo është lëshuarje pe ndaj kërkesave gjithnjë e më agressive të palës serbe në bisedimet e Brukselit. Njohja e këtyre dokumentave të jashtligjshme, paraqet edhe problem të sigurisë dhe është koncept krejtësisht i gabuar për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës. Prandaj kërkojmë nga qeveria e Kosovës ta sqarojë saktë se cfarë është diskutuar dhe për cfarë janë marrë vesh në bisedimet e djeshme në Bruksel. Për më tepër kjo qeveri, pas marrëveshjes kundërkushtetuese për Asociacionin me Serbinë, nuk e ka legjitimitetin të bisedojë për kurrfaër çështjesh që lidhen me marrëdhëniet me Serbinë dhe ajo duhet që urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen e bërë dje, me të cilin po i legjitmon edhe dokumentat ilegale të strukturave paralele të serbëve në Kosovë.