Përveç listës se përbashkët, pikë ndarëse në mes të dy partive më të mëdha opozitare në vend po vlerësohet edhe kalimi i deputetes Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në AAK thonë se kjo parti është e ndërtuar mbi bazën e parimeve të shëndosha dhe se kjo parti e ka argumentuar disa herë që nuk tradhton partnerët e saj.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se “më mirë është të jesh i tradhtuar se me tradhtua”. /Tribuna Channel/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3lpuSAvpoL8?feature=oembed]