URIME 7 MARSI
Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, si dhe njëherit Nënkryetar i Komunës së Ferizajt z.Xhavit Zariqi, uron 7 Marsin ditën e mësuesit, të gjithë mësuesëve.
Nga viti në vit dhe nga marsi në mars, gjithçka ndryshon por një ditë dhe datë që përherë mbetet në kujtesën tonë është pikërisht 7 Marsi-Dita e Mësuesit.
Në prag të kësaj dite të shënuar populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë. Në këtë ditë kujtojmë të gjithë mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit që gjatë luftës së fundit në Kosovë duke mbrojtur atdheun dhe shkollën shqipe ranë heroikisht me të vetmin idealë çlirimin njëherë e përgjithmonë nga pushtuesi.