AAK në Ferizaj ka hyrë në vlugun e zgjedhjeve të brendshme. Sot kanë vazhduar edhe në nëndegën e IV-të të qytetit. Në këtë kuvend zgjedhor ishte i pranishëm edhe lideri i AAK-së, kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj. Haradinaj me këtë rast ka njoftuar të pranishmit për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet. “Në të gjitha degët e AAK-së është një pjesëmarrje masovike e të rinjve dhe të rejave që po i bashkohen AAK-së. Aleanca është e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim, që kanë vullnetin dhe dëshirën të bashkëngjiten dhe që të japin kontributin e tyre në AAK” ka thënë Haradinaj. Kryetare e nëndegës së IV-të të qytetit të Ferizajt është zgjedhur Fatime Gashi-Sherifi.