Lajme

“AAK mund ta bëjë protestën e vetme, pa VV-në e Nismën”

By FerizajPress

April 08, 2016

Thirrja e protestës më 14 maj nga AAK, është bërë me vetiniciativë, pa bashkëpunuar me partitë tjera opozitare, Vetëvendosjen dhe Nismën për Kosovën. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, i cili për Telegrafin tha se propozimi për protestën gjithëpopullore, ka ardhur nga vetë AAK-ja. Sipas tij, ky propozim i është paraqitur edhe dy partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Nisma për Kosovën, duke shtuar se presin që të mbështetet ky propozim. “Ne ftojmë edhe shoqërinë civile dhe grupet e interesit që ta mbështesin këtë protestë. Nëse partitë opozitare vlerësojnë që nuk duhet ta përkrahin këtë protestë, ne do të vazhdojmë edhe vet”, ka shtuar Nitaj.