Lajme

AAK miraton marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe aprovon listën e kandidatëve për deputetë

By FerizajPress

May 18, 2017

Poashtu organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin  e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët.Ndryshe, AAK ka vendosur marrëveshje koalicioni parazgjedhor me PDK-në dhe Nismën, ndërkaq si kryeministër i tri subjekteve politike kandidon Ramush Haradinaj.Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi Qeveria Mustafa u rrëzua në Parlament nga mocioni i Nismës i mbështetur edhe nga PDK.