Kjo situatë ka shqetësuar zyrtarë të kësaj partie. Me anë të një komunikate për media AAK ka shprehur zhgënjimin më këtë situatë.
“AAK është e zhgënjyer me zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt. Kanë kaluar 20 ditë që nga ndalimi i tij dhe ende nuk ka një përgjigje definitive për lënien e tij të lirë. Njëkohësisht jemi të dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e jurisdiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinajt, e të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos lojës politike me Haradinajn dhe me Kosovën”, thuhet në reagimin e AAK-së, përcjell lajmi.net.
Kjo parti u ka bërë apel autoriteteve franceze të drejtësisë , që në emër të drejtësisë, të stabilitetit dhe të ndershmërisë ndaj një politikani që i ka kryer të gjitha obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare, sa më parë të vendosin në favor të kësaj të drejte të patjetërsueshme dhe ta lënë të lirë Ramush Haradinajn, që të merret me veprimtarinë e tij politike, aq të domosdoshme për Kosovën.
“Vonimi i tij në Francë, është vonim i Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë që në emër të interesave e kalkulimeve politike ta ndal një vend dhe një popull, qoftë edhe për një kohë sado të shkurtër”, thuhet tutje.
Haradinja është arrestuar në Francë më 4 dhjetor nga një fletë-arresti i lëshuar nga Interpoli i Serbisë. / Lajmi/