Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Ferizaj ka nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen me 6 tetor.
Kreu i degës, Xhavit Zariqi, ka thënë sot se këto përgatitje kanë filluar menjëherë që pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe se aktualisht po punohet më konstituimin e shtabit të degës dhe nëndegëve. Madje, ka shtuar se qytetarët e Ferizajt me të madhe po e përqafojnë programin dhe ofertën e Aleancës, ngase sipas tij e kanë kuptuar më së miri vizionin qeverisës të kryetarit Ramush Haradinaj.Bëhet e ditur se në listën përfundimtare nga Ferizaj, do të jenë të përfaqësuar tre kandidatë. Duke mos përjashtuar veten, kryetari i degës Xhavit Zariqi, ka thënë se koalicioni me PSD-në e ka ndikimin në numrin e kandidaturave
Tutje, ka shtuar se do të jetë kandidat i mundshëm për tu sfiduar në garën për deputet. Ka vë në dukje se vizionin e subjektit do ta shpalosin gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo sipas tij qytetarët tashmë e kanë të qartë se përcaktimi për Aleancën është përcaktim për shtetin e Kosovës dhe mirëqenien e tij.
Ndryshe sipas të gjitha gjasave pritet që përveç kreut të degës Xhavit Zariqi, në listë të jetë edhe Labinot Tahiri, i cili ditë më parë aderoj në këtë subjekt.