Lajme

AAK-ja ia merr LDK-së në Viti Samet Dalipin

By FerizajPress

August 07, 2019

Ish-kryetari i Komunës së Vitisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samet Dalipi, i është bashkuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Prurjen e re në këtë parti e ka prezantuar deputeti Daut Haradinaj, që ka postuar edhe një fotografi ku shihet edhe sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, i cili po ashtu ka qenë në LDK dikur.

“Sot AAK-së ju bashkua ish kryetari i Vitisë, Prof. Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane. Suksese Profesor”, ka shkruar Haradinaj në një artikull të sponsorizuar në profilin tij në Facebook.