Ferizaj

AAK formon nëndegë edhe në fshatin Rakaj

By FerizajPress

June 26, 2019

Në pasditen e sotme AAK, dega në Ferizaj ka formuar edhe nëndegë në fshatin Rakaj, me ç’rast përpos zhvillimit të punimeve të kuvendit zgjedhor të kësaj nëndege, kishte edhe antarësime të reja të banorëve të cilët u bashkuan drejt qëllimit dhe vizionit të AAK-së për zhvillimin e Komunës së Ferizajt.

Kryetar i nëndegës së fshatit Rakaj, me vota unanime u zgjodh Valon Imeri.

Struktura e antarëve përbëhet nga profile të suksesshme dhe ndërmarrës serioz në fushën e agrokulturës në këtë fshat.

Kryetarit dhe antarëve të sapozgjedhur , kryetari i degës Xhavit Zariqi u ka uruar punë të mbarë dhe suksese në angazhimin e tyre politik.