Ferizaj.19.02.2018. AAK, dega në Ferizaj përmes një komunikatë ka njoftuar se në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të AAK-së edhe në Ferizaj kanë filluar përgatitjet.
Kryesia e degës së AAK-së në Ferizaj ka njoftuar të gjithë qytetarët, simpatizantët, aktivistët e AAKsë dhe të gjithë të interesuarit që besojnë se kontributin e tyre për proceset politike në parti dhe në vend mund ta japin përmes AAK-së dega e AAK-së në Ferizaj është e hapur për të gjithë.Ky është njoftimi i plotë i AAK-së, dega në Ferizaj
Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe aktivistë të AAK-së! Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e kryesuar nga Kryetari i AAK-së, njëherit Kryeministër i Republikës të Kosovës z.Ramush Haradinaj, në bazë të statutit të partisë kanë vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në AAK. AAK këtë proces e konsideron, ndër detyrat më të rëndësishme, kjo me qëllim të demokratizimit dhe të hapjes së mëtutjeshme të partisë. Të nderuar qytetarë, AAK dega në Ferizaj është e hapur për të gjithë ata të interesuar, që besojnë se kontributin e tyre për proceset politike në parti dhe në vend, mund ta japin përmes AAK-së. Ne synojmë afrimin i secilit qytetar të vendit, në përqafimin e programit politik të AAK-së, andaj duam ti shtojmë edhe vlera të reja me afrimin e të rinjëve, grave, dhe profesionistëve të ndryshëm. AAK dega në Ferizaj, do të filloj në mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër çdo nëndegë të Komunës së Ferizajt, ku nga këto kuvende do të zgjedhen kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve. Na prift e mbara. AAK dega në Ferizaj Kryetar z.Xhavit Zariqi 19.02.2018