Sport

AAK e Nisma kthehen në Kuvend

By FerizajPress

August 08, 2016

Daut Haradinaj është kthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri pas një kohe të gjatë, pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte vendosur të bojkotonte punët e Parlamentit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se kishin bojkotuar punën për të respektuar vendimin e liderëve partiakë, porse tash, bashkë me kolegun nga Nisma, Zafir Berishën, kanë vendosur të rikthehen.

“Ne përkohësisht e kemi bojkotuar punën e Komisionit, kemi respektuar vendimin e liderëve partiakë. Sot bashkë me Zafir Berishën kemi vendosur t’i kthehemi punës së komisionit, duke pas parasysh gjendjen e sigurisë në vend pasi që sot raporton drejtori i policisë”.

The post AAK e Nisma kthehen në Kuvend appeared first on GazetaBlic.