Lajme

AAK dhe PSD e zyrtarizojnë koalicionin – garojnë me një listë zgjedhore

By FerizajPress

August 19, 2019

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate, njofton Klan Kosova.

“Ne sot po i bashkojmë forcat – syniminin kryesor e kemi që t’i fitojmë zgjedhjet më një program qeverisës”, ka thënë Shpend Ahmeti për media menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes.

“Jemi dakorduar që të garojmë me një listë dhe bartës i saj do të jetë Ramush Haradinaj”.

“Ne me kaq nuk i përfundojmë negociatat – bashkë me AAK-në do t’i vazhdojmë diskutimet me partitët tjera për zgjerimin e koalicionit”.

Për media ka folur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot jemi më të përgatitur për t’i marrë përgjegjësit për këto zgjedhje dhe pas tyre”.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me NISMA-n dhe AKR-në – nuk synojmë PAN 2 ose 3, nuk jemi pjesë e këtyre skenarëve dhe këtë e themi me përgjegjësi të plotë të dyja partitë”.

“Nuk i kemi mbyll dyertë për t’i dëgjuar mendimet e të tjerëve. Ne nuk po presim prej askujt, po bëjmë boshtin e fitore”.