Ferizaj

A po rikthehen reduktimet në Ferizaj?

By FerizajPress

February 07, 2023

KEDS përmes një njoftimi ka apeluar për kursim të energjisë elektrike. Siç thuhet në njoftim, kërkesa për energji elektrike ka arritur në më tepër se 1200 MW/h.

Më tutje KEDS njofton se mbingarkesat janë paraqitur në disa zona sidomos në Ferizaj, raporton Indeksonline.

“Apel për kursim, KEDS njofton që kërkesa për energji elektrike ka arritur në më tepër se 1200 MW/h. Në kēto rrethana të motit ekstrem, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht, në mënyrë që të evitohen mbingarkesat që veçse janë paraqitur në disa zona sidomos në Ferizaj. Kursimi më i madh arrihet përmes formave alternative të ngrohjes aty ku ka mundësi dhe përshtatjes së termostateve në 19C aty ku nuk ka mundësi të përdoren format alternative”, thuhet në njoftim.