Kultura-Arti

A ishte e pranishme Nora Istrefi në festën e Tunës (FOTO)

By FerizajPress

April 25, 2017

Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi janë padyshim kunatat më të famshme në Kosovë. Ato përvec se shumë të suksesshme në muzikë kanë treguar deri vonë se kanë një raport të mirë mes vete,

Por si duket raporti i tyre nuk vazhdon të jetë i njejtë, sepse nga fotografitë e postuara në rrjete sociale të shkrepura në baby shoëer Nora Istrefi nuk duket asgjëkundi. Këngëtarja Tuna Sejdi ditën e djeshme shënoi festën e njohur si baby-shower, në të cilën mblidhen mikeshat e ngushta për t’i paraprirë ardhjes në jetë të bebes me përplot dhurata.

E një ditë pas, këngëtarja e hitit ‘Zemra jem’ ka nisur të postojë fotografi nga eventi, të realizuara nga një staf profesional.

Në dy fotografitë e fundit, në fokus kanë qenë të gjitha vajzat e ftuara të cilat Tuna i ka ftuar në këtë festë private.

E pashmangshëm, interesimi ishte tek kunata e këngëtares, Nora Istrefi. A ishte Nora e pranishme?! Përgjigja është jo!

Duket se angazhimet kanë bërë që Tuna të festojë vetëm nën shoqërinë e mikeshave të saj dhe familjareve të ngushta pa prezencën e një pjese të rëndësishme të familjes, përfshirë edhe vjehrrën.

Ndryshe, kujtojmë që për të parën herë pas shumë kohësh, Tuna dhe Nora shkëlqyen me paraqitjen e përbashkët si kunata në darkën e ‘Altar’ të Valdrin Sahitit në Tiranë.