Nga disa burime brenda VV’së në Ferizaj, kandidat i mundshëm për Kryetar të Komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj është Zgjim Hajdini.
Periskopi ka kontaktuar Zgjim Hajdinin i cili nuk e ka pohuar por as nuk e ka mohuar kandidimin e mundshëm.
“Sa i përket kandidimit tim, nuk e mohoj por as e pohoj, pasi për këtë vendos kryesia dhe secili anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Nëse vendoset për kandidimin tim, unë jam i gatshëm. Për momentim jam i angazhuar në disa projekte që lidhen me fushën e energjisë në Vienë.”
Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka trefishuar votat dhe kjo ka bërë që dy ish-asambleistë të AAK-së të aderojnë në VV, po ashtu dhe shumë anëtarë tjerë.
Kandidati në fjalë, Zgjim Hajdini ka bërë studimet për termoenergji në Universitetin Teknik të Vienës.
Ai ka qenë i angazhuar në disa projekte në Universitet dhe i angazhuar për një kohë të gjatë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Zgjim Hajdini