Show Biz

A ËSHTË KJO FEMRA ME TË CILËN MOZZIK E TRADHTOI LOREDANËN!?

By FerizajPress

October 19, 2019

Para disa ditësh, Loredana, konfirmoi publikisht se është ndarë nga reperi i njohur Mozzik.

Ajo tregoi se kanë vendosur t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit për të vazhduar të ndarë rrugëtimin e jetës, me Hanën si të vetmen pikë lidhëse.

Pas ndarjes, dyshja i anuloi koncertet ku duhet të ishin të dy të pranishëm ndërsa në turneun BONNIE & CLYDE 2020, Loredana do të paraqitet e vetme.

Nga ana tjetër Mozzik, ka lajmëruar projektin më të ri muzikor , që pritet të publikohet së shpejti.

Reperi ka bërë të ditur se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë në muzikë.

Ai është treguar shumë aktiv në rrjete sociale dhe para pak orësh ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, ku shihet pranë modeles së njohur Ljubica Madenica.

Ajo mendohet të jetë pjesë e klipit të tij më të ri.