Lajme

A do të shkrihet Vetëvendosja në LDK?

By FerizajPress

May 17, 2017

Një ditë pas ngjarjeve dramatike të skenës politike ku PDK dhe LDK rivalizuan njëra-tjetrën duke lidhur marrëveshje për koalicionet, përpjekje të ngjashme kanë vazhduar edhe sot. 

Dje Lidhja Demokratike e Kosovës mori në listën e saj AKR-në e Behgjet Pacollit, ndërsa në anën tjetër PDK-ja ia dha AAK-së kandidaturën për kryeministër.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbetur anash, sot ka negociuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës me qëllimin për t’u futur në listën e saj.

Sipas burimeve, Vetëvendosje me këtë rast do të garonte në një listë duke e pranuar për kandidat Avdullah Hotin, të cilin dje gjatë ditës e ka përqeshur zyrtari i VV-së Dardan Molliqaj, i cili tha se kandidimi i Hotit është dorëzim i LDK-së.

Nëse Vetëvendosje do të shkrihej në listën e LDK-së nuk do të ekzistonte më si subjekt dhe nuk do të kishte të drejtë të ketë komisionerë në zgjedhje. 

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës ka paralajmëruar dy konferenca për media, por të dyja janë anuluar.