A do të shënohet në histori roli i sotshëm i Kadri Veselit dhe veprimi i Ramush Haradinajt?
Për mua, po. Ata, 17 vjet pas çlirimit, po besoj, i dhanë grushtin përfundimtar forcës më të madhe në vend, e cila, e kamufluar me idealet shekullore të popullit tonë për bashkim kombëtar, me dëshirën për një shtet të pakorruptuar e me ëndërrën për një jetë më të mirë, ishte arma më e sigurtë, instrumenti më i fortë, të cilën Sërbia dhe Rusia e përdorën pothuajse dhjetë vjet.