Sport

A do të qëndrojë Ronaldo në ekipin kombëtar? Përgjigjet Fernando Santos

By FerizajPress

July 01, 2018

Ronaldo pesë herë fitues i Topit të Artë, ende nuk ka zbuluar nëse do të mbetet pjesë e Portugalisë pas këtij botërori, kur dihet se ka arritur moshën 33 vjeçare. Dëshira e Santos, është që Ronaldo të mbetet pjesë e ekipit të Portugalisë, për t’i ndihmuar lojtarët e rinj në zhvillimin e tyre. “Cristiano ende ka shumë për t’i dhënë futbollit dhe shpresoj që të qëndrojë për të ndihmuar lojtarët e rinj në zhvillimin e tyre”, është përgjigjur Santos. “Ne kemi një skuadër me shumë lojtarë të rinj dhe sigurisht që të gjithë ne duam që ai të jetë me ne”./Lajmi.net/