Ferizaj.06 Prill 2019. Banorëve të Prelezit të Jerlive me 4 Prill u doli punë me policinë.
Ata nuk lejuan pronarin e një toke të privatizuar të vendosë pikat për të caktuar mexhën e parcelës.
Për këtë arsye organet e rendit prangosën disa prej këtyre banorëve dhe vendosën mexhën e parcelës.
Tani banorët e fshatit janë duke paralajmëruar se do të ndalin fëmijët nga shkolla.
Sipas burimeve tona banorët e fshatit janë duke marrë masa pë të ndërprerë mësimin
Banorët kanë përgaditur edhe një peticion me nënshkrimin e të gjithë banorëve të fshatit që do ta dërgojnë në kuvendin komunal të Ferizajt nga ku presin që problem i hapur para disa vitetve të zgjidhet në favor të fshatit dhe ajo pjesë të mbetet në shfrytëzim të shkollës.