Ai ka thënë se ky termocentral duhet të mbyllet ose të shkatërrohet, duke shtuar se jeta e tij ka përfunduar. Sipas tij, në vitin 2006, kur është nënshkruar Traktati i Athinës është dhënë një projekt i madh për Kosovën B që kjo e fundit të funksionoj deri në vitin 2035.
E, duke folur për Korporatën Elektro Energjetike të Kosovës, Morina ka theksuar se kjo e fundit është e lazdruara e Qeverisë , për arsye të rëndësisë të rrymës. Ka thënë se në Kosovën A pothuajse asnjëherë nuk ka tejkalime, përderisa në Kosovën B gjithmonë ndodh e kundërta.