Lajme

A do të ketë ‘linjë të kuqe’ në mes Kosovës e Serbisë?

By FerizajPress

January 23, 2017

“Do të kishte ndihmuar një ‘telefon i kuq’ siç ishte ai që dikur e përdornin Uashingtoni dhe Moska”, pretendon Vuçiq.

Këtë ide mbi vendosjen e lidhjes së drejtpërdrejtë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Vuçiq ka propozuar në takimin e tij me ish nënpresidentin e SHBA-ve Joseph Biden në forumin botëror ekonomik në Davos, transmeton gazetametero.net.

“Gjithçka mund të zgjidhet, nëse vendoset ‘linja e nxehtë’ apo ‘linja e kuqe’ në mes të Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të dëgjohemi në çdo moment”, ka propozuar Vuçiq.

Për këtë nismë nuk ka përgjigje nga Prishtina, derisa analistët thonë se qeveria kosovare nuk do të pranojë këtë.

“BE konsideron se Kosova është nën autoritetin e tyre dhe se ata duhet të vendosin si do të zgjidhen çështjet. Mënyra e vetme që Kosova të pranoj të bisedoj me Beogradin, siç ka ndodhur deri tani, është vetëm komunikimi nëpërmes të Brukselit”, thonë analistët.