Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj e takojnë sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Takimi do të mbahet në orën 12:00, në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, raporton Gazeta Express.
T7 ka raportuar dje se takimi i sotëm po mbahet me ftesë të kryetarit të Kuvendit për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.
SHBA-ja ka intensifikuar presionin ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Haradinaj ka marrë ftesë që gjatë këtyre javëve të marrë pjesë në organizimin e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.
Ai ditë më parë tha se me gjasë nuk do të mundë të shkojë për shkak ‘të klimës së krijuar nga vendosja e taksës’.