Rreth këtyre spekulimeve është pyetur edhe Pep Guardiola në konferencën e fundit për shtyp.
Spanjolli që drejton Manchester Cityn, me të cilën skuadër nuk po kalon momente të mira ku ka gjashtë ndeshje radhazi që nuk fiton, ka deklaruar se nuk është një trajner i duhur për të marrë drejtimin e një skuadër si Real Madrid.
“Jam një tifoz i Barcelonës, nuk mendoj se Real Madridi ka nevojë për trajner si unë dhe nuk jam i gatshëm për këtë”, është përgjigjur Guardiola, përcjell ‘Lajmi.net’.
.