Sport

Këta janë rivalët e mundshëm të KH ‘Kastrioti”  në garat e Challenge Cup

By FerizajPress

July 14, 2016

KH Kastrioti nga Ferizaj që u paraqitë në garat e Challenge Cup, edhe këtë vit do të jetë pjesëmarrëse e kësaj gare prestigjioze të EHF-it.

Ferizajasit kanë mësuar emrat e mundshëm të rivalëve që mund të takohen në kuadër të rrethit të tretë të Chaellenge Cup që janë në program më 19/20 nëntor ndeshjet e para dhe më 26/27 nëntor ndeshjet e kthimit.

Shorti do të tërhiqet me datën 19 korrik.

Ja edhe rivalët e mundshëm: A.S.D.Romagna Handball (ITA), HC Pelister (MKD), Cambridge HC (GBR), PGU-Kartina TV Tiraspol (MDA), Valur ISL, HKM Sala (SVK), RK Partizan (MNE), Dragunas Klaipeda (LTU), HC Sloga Pozega (SRB), A.C. Doukas (GRE), Ramat Hashron SGS HC (ISR), HB Dudelange (LUX), Göztepe SK (TUR), HC Dobrudja (BUL), Riviera-SSH 2 (MDA), MKS Povazska Bystrica (SVK).