Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rugën ,,Shukri Hoxha” në Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore,Prokurori si dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore dhe në dhomë të fjetjes kan hasur në dy trupa të pajetë , ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktimat e rastit kishin ndërruar jetë.
Viktima F.O. 27 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H.B. 28 vjeçar, përndryshe bashkëshorti i viktimës dhe i njëjti pastaj ka qëlluar edhe veten me një plumb.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit AK-47 , me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.