Ferizaj

Këto pjesë të Ferizajt nesër do të kenë ndërprerje të rrymës

By FerizajPress

July 12, 2016

KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër në disa zona të qytetit të Ferizajt dhe disa fshatra  do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit.

Më 13.07.2016 ( e mërkurë )  në  TS 110/35/10 kV Ferizaj (Bibaj)  do të shkyçet:

 nga ora 11:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohes sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: e  Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi, Baraka, Prizrenit, Saraishta, Lloshkobare, Bublica, Llojza, Slivova; fshatrat: Dremjak, Koshare, Kosovatransi, ndërtesa e FSK-së, Kosovatransi, Remonti, Kombinati i drunit, rr. Vëllezërit Gërvalla (një pjesë), magjistralja Ferizaj-Prishtinë, Talinovci i Muhaxhervë, Sazli, Pojata, Rahovica, Fusha e Madhe, rr. 28. Nëndori (një pjesë), rr. Ganimete Tërbeshi, një pjesë e magjistrales Ferizaj-Prishtinë, Prelezi, FSK-ja, Mineksi, Fabrika e Gypave, Fabrika e Vajit, Fabrika e Bukës, ELSAMI, Fitorja dhe Ferplasti.  

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, ndërrimi i ndërprerësit në kthinën 35 kV.

2.

Më 13.07.2016 ( e mërkurë )  në  TS 35/10 kV Shtërrpca do të shkyçet:       nga ora 13:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Vikend Zona, Sevce, Jazhinca, Verbeshtica, Hotel  Junior Geneks dhe TS Lahor.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të  KEDS-it, lëshimi në punë i TS 10/0.4 kV.

3

Më13.07.2016 ( e mërkurë )  në  TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

  nga ora 10:30 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Bablaku, Pojata, Cërnilla, Mirashi, Babush i Muhaxherëve, Surqina, Tërni dhe konsumatorët komercialë.