Policia e trafikut këto ditë ka marrë një aksion edhe kundër makinave të rënda të cilat duke mos zbatuar rregullat e komunikacionit më mbingarkesën e tyre po dëmtojnë rrugët.
Shumë rrugë si në qytet dhe në periferi janë të shënjuara me shenjat për peshën e lejuar për qarkullim në ato rrugë.
Por si duket për këtë shumë vozitës të makinave të rënda nuk po e përfillin. Andaj policia e trafikut ka ndërmarrë aksione ku të gjithë shkelësit e këtyre rregullave po dënohen sipas ligjit në fuqi.
Një aksion të tillë ishte edhe afër rrethrrotullimit në rrugën magjistrale ,rruga për fshatin Talinoc i Muhaxherëve ku qarkullimi lejohet për automjetet të cilat nuk e kalojnë peshën 12,5 tonë.
Sipas zyrtarëve të policisë mos zbatimi i kësaj rregulle po bënë që këto makineri të rënda po dëmtojnë edhe rrugët të cilat nuk janë paraparë për pasha më të rënda.
Makinat të cilat gjatë kontrollimit të sotëm si duket kryesisht ishin të kompanive të cilat janë angazhuar në projektin e autostradës e të cilat kanë një tonazh më të lartë se sa është e lejuar për këto rrugë.