Ferizaj

Studentët e UShAF-it njoftohen për mundësitë e studimit në SHBA

By FerizajPress

July 08, 2016

Sot Rektori i USHAF-së Prof.Dr.Asoc. Agron Bajraktari së bashku me prorektorin, dekanët dhe studentët morën pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e arsimit,shkencës dhe teknologjisë.

Në këtë takim të organizuar nga ana e ministrisë,të pranishmit u njoftuan  për marrëveshje ndërmjet ambasadës amerikane dhe MASHT-it për  mundësinë  që studentët të vijojnë studimet në shtetin Amerikan dhe njëkohësisht të marrim kulturën e punës e cila mbizotëron atje.

Të pranishëm ishin Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori amerikan, Delawie, ministri, Arsim Bajrami dhe rektorët e Universiteteve publike në Kosovë.

” E falënderojmë Rektorin Bajraktari i cili na mundësoi që të marrim pjesë në ceremoninë e një dite të rëndësishme siç ka qenë kjo sot, ku patëm mundësi të njoftohemi se çfarë privilegje, mundësi dhe perspektivë kemi nëse studiojmë në të ardhmen në shtetin Amerikan. Kjo është një përparësi për ne si vend e sidomos për ne studentët që çdo herë e më shumë po hapen rrugët drejt suksesit.” ka thënë Lavdim Bajrami, kryetari i Parlamentit Studentor në USHAF.]