4 Korrik 2016-Shtime.
Sot me date 4 Korrik 2016 ne prag te festes se Fitër Bajramit u be edhe shpërndarja e ndihmave te grumbulluara gjate javës qe lame pas nga rrjeti i OJQ-ve PRO NET.
Ndihmat u shpërndanë në fshatrat Karaqicë,Rancë,Zborc dhe në Lagjen rajonit të V-të të Shtimes.
Ky aksion humanitar pati për qëllim që të ju dal në ndihmë familjeve të varfëra.
Karavani u nis nga Fshati Muzeqinë. Anëtari Lirim Halimi së bashku me përfaqësuesin e Kryqit te Kuq Nazmi Shahinin mblodhën atje pakot dhe qeset e grumbulluara e më pastaj u mblodhën edhe ato në Shtime, qytetarët të cilët kishin sjell qeset e tyre tek pika tjetër ku anëtarja Naile Shala i grumbullonte.
Me pas u vazhdua me grumbullimin e pikave në fshatrat Zborc dhe Pjetërshticë ku anëtarët Fatime Kadrija dhe Resul Gashi kishin nisur aksionet në fshatrat e tyre ditë më parë.
Në fshatin Zborc përkrahje u ka ofruar edhe Xhamia e fshatit me imamin Emin Ademaj dhe Xhemati i kësaj xhamie. Ngjashëm ishte edhe ne Pjetërshticë ku u pa një angazhim shume i madh i Imamit të fshatit Jeton Gashi bashkërisht me xhematin e kësaj Xhamie të cilët krahas rrobave dhuruan edhe Pako Ushqimore dhe së paku 36 Litra me Qumësht 100% BIO të freskët që u shpërnda brenda ditës.
Vlen të përmendet fakti që rrjeti i organizatave Pro Net nuk kishte kërkuar zyrtarisht ndihmë nga asnjë Institucion Qeveritar apo Fetar mirëpo njerëz të vullnetit të mirë ju bashkuan kësaj Iniciative andaj edhe falënderuan edhe një herë Imamët e Xhamive Zborc dhe Pjetërshticë dhe Xhematin e këtyre Xhamive që kontribuuan. Falënderime dhe mirënjohje pati edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes që ndihmuan ta realizojnë aktivitetin duke ndihmuar familjet në nevojë.
Në këtë aksion humanitar nga rrjeti i OJQ-ve PRO NET morën pjesë Drejtori Fatlum Rexhaj, Drejtori për Sport Lulzim Jakupi,Drejtori i OJQ IRSH Egzon Mustafa, Kryetarja e KVRL -se Naile Shala dhe anëtarët Qendrim Hoxha,Shqipe Miftari,Resul Gashi,Lirim Hysenaj dhe Besmir Kadrija, ndërsa ekipit ju bashkua edhe përfaqësuesi i Kryqit te Kuq në Shtime z.Nazmi Shahini të cilin e falënderuan për ndihmën dhe bashkëpunimin që ka treguar sot.
Pro Net pati një falënderim për të gjithë ata që kontribuuan në sjelljen e këtyre ndihmave që më vonë do të publikohen edhe fotot nga shpërndarja e tyre në fshatrat Karaqice,Rancë,Zborc dhe në rajonin e V-të të Shtimes.
Në fund Drejtori i PRO NET Fatlum Rexhaj ishte i kënaqur me organizimin dhe vullnetin e qytetareve të Komunës se Shtimes për të ndihmuar ku në mes tjerash ai theksoi se shpreson që iniciativa të tilla të mos të ndalen asnjëherë por të vazhdojnë edhe në të ardhmen.