Shëndetësi

970 pacientë në listë të pritjes për stenta, Klinika e Kardiokirurgjisë s’ka asnjë shtrat

By FerizajPress

November 08, 2017

Mbi 970 kosovarë gjenden në listat e pritjes për diagnostikim dhe vendosje të stentave në zemër. Ata për më shumë se një vit figurojnë në evidencat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve për stentim. Por një ndërhyrje e tillë nuk do të mund të bëhet së paku edhe për një kohë. Procedurave mjekësore këta pacientë do të mund t’u nënshtrohen vetëm pasi Klinika e Kardiokirurgjisë të furnizohet me shtretër. Kjo pasi në këtë klinikë nuk gjendet as edhe një shtrat i vetëm për pacientët në nevojë. Përveç kësaj, Klinika e Kardiokirurgjisë ballafaqohet edhe me mungesë të mjekëve e infermierëve